Kinë, rritje e konsumit gjatë Festës së Varkës së Dragoit
2024-06-12 12:05:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka pasur shpenzime të shumta në sektorin e turizimit, transportit dhe shitjes me pakicë gjatë pushimeve 3-ditore me rastin e Festës së Varkës së Dragoit.


Sipas të dhënave nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, gjatë festës janë bërë gjithsej 110 milionë udhëtime brenda vendit dhe turistët shpenzuan 40.35 trilionë juanë, përkatësisht 6.3 % e 8.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-s.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dhënat e fundit nga Ministria e Transportit tregojnë që mbi 637.62 milionë udhëtime janë bërë gjatë periudhës së festës, 212.54 milionë udhëtime në ditë, 16.6 % më tepër se në vitin 2019.


Ndërsa Administrata Kombëtare e Imigracionit bëri të ditur që agjencitë e kontrollit kufitar kanë menaxhuar afro 5.75 milionë hyrje dhe dalje gjatë kësaj periudhe, 45.1 % më shumë se një vit më parë.


Sipas të dhënave statistikore për biletat e kinemave nga kompania "Dengta", të ardhurat nga shitja e biletave gjatë këtyre ditëve të pushimit arritën në 378 milionë juanë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryezyrtari i investimeve në "Novem Arcae Technologies", Chen Jiahe, i tha CGTN-it që shpenzimet aktive gjatë kësaj feste tregojnë një mëkëmbje të fuqishme të konsumit në Kinë, që është mbështetur nga rritja e shëndetshme ekonomike, si dhe prej një sërë politikash të qeverisë kineze me synim që të nxitet konsumi.