“Singapore Airlines” dëmshpërblen pasagjerët e avionit që u lënduan nga turbulencat
2024-06-12 15:11:27

Avion (Foto Panorama)

Avion (Foto Panorama)

“Singapore Airlines” ka ofruar kompensim për pasagjerët që u lënduan gjatë fluturimit nga Londra në Singapor për shkak të turbulencave të rënda.

Në një postim në mediat sociale, linja ajrore kërkoi sërish falje për përvojën traumatike dhe bëri të ditur se pasagjerëve që pësuan lëndime të lehta u ishin ofruar 10.000 dollarë. Atyre që pësuan lëndime të rënda, që kërkonin kujdes mjekësor afatgjatë, u ishte ofruar një pagesë paraprake prej 25.000 dollarësh, shkruan “Panorama”.

Këto shifra, sipas kompanisë, ishin pjesë e kompensimit përfundimtar që do të marrin pasagjerët.

Një i moshuar vdiq dhe dhjetëra persona pësuan lëndime në fluturimin “Boeing 777” më 21 maj, pasi avioni u përfshi nga turbulenca aq të rëndë sa ra 54 metra në vetëm katër sekonda.

Menjëherë pas incidentit, linja ajrore i dha çdo pasagjeri rreth 500 paund dhe ata kanë mbuluar shpenzimet mjekësore, si dhe mundësuan që anëtarët e familjes dhe të dashurit të fluturonin për në Bangkok, ku avioni bëri ulje emergjente. (Elona)