OKB: Vdekjet e civilëve në Gaza dhe mbajtja e pengjeve nga Hamasi mund të konsiderohen si krime lufte
2024-06-12 15:58:54

Sulmet ne Gaza (Foto Rtsh)

Sulmet ne Gaza (Foto Rtsh)

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se vdekjet e civilëve në Gaza gjatë operacionit izraelit për të siguruar lirimin e katër pengjeve gjatë fundjavës, dhe mbajtja e pengjeve nga grupet terroriste në zona me popullsi të dendur, mund të konsiderohen si krime lufte, shkruan “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Qindra palestinezë, shumë prej tyre civilë, thuhet se u vranë dhe u plagosën. Për më tepër, duke mbajtur pengje në zona të tilla me popullsi të dendur, grupet e armatosura që e bëjnë këtë po i vënë jetën e civilëve palestinezë, si dhe të vetë pengjeve, në rrezik të shtuar nga armiqësitë. Të gjitha këto veprime, nga të dyja palët, mund të përbëjnë krime lufte”,- deklaroi Jeremy Laurence, zëdhënës i zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hamasi pretendoi se të paktën 210 njerëz u vranë gjatë operacionit, ndërsa Forcat izraelite të Mbrojtjes bënë të ditur se kishin dijeni për rreth 100 viktima palestineze, por s’mund të përcaktonin se sa nga këta ishin civilë dhe sa ishin operativë terroristë. (Elona)