Hapen aplikimet për provimin profesional ligjor në Kinë
2024-06-12 15:09:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga 14 deri më 30 qershor do të hapen aplikimet online për provimin kombëtar të unifikuar të kualifikimit për profesionistët ligjorë, njoftoi të martën Ministria kineze e Drejtësisë, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Faza e parë e testimit me pyetje objektive këtë vit do të nisë më 21 shtator dhe 22 shtator. Faza e dytë e testimit me pyetje subjektive do të mbahet më 20 tetor në mbarë vendin, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Provimi kombëtar i unifikuar i kualifikimit profesional ligjor, provimi i jurisprudencës në Kinë, është kualifikimi profesional për avokatët, gjyqtarët, prokurorët dhe praktikuesit e tjerë të ligjit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2023, rreth 860.000 aplikantë u regjistruan për fazën e pyetjeve objektive të provimit. (Elona)