Foto nga VCG
Temperatura të larta pritet të regjistrohen në zona të shumta të Kinës, sidomos në rajonet veriore, nga e marta deri të premten, njoftoi Administrata Meteorologjike e Kinës (CMA), citon “Xinhua”.
Disa rajone, duke përfshirë Pekinin, Tianjin, Hebei, Shaanxi, Hubei, Mongolinë e Brendshme të Kinës dhe Xinjiang, pritet të kenë temperatura të larta që mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.
Foto nga VCG
Administrata gjithashtu njoftoi për reshje të dendura shiu në Yunnan, Guizhou, Kinën jugore dhe rajonet në jug të lumit Yangtze. Në pjesë të këtyre rajoneve mund të ketë reshje maksimale që arrijnë 70 milimetra për orë, të shoqëruara nga mot i keq me stuhi.
Foto nga VCG
Qendra Kombëtare Meteorologjike rinovoi të martën një alarm portokalli për valë të të nxehtit dhe alarm blu për stuhi shiu dhe mot të keq.
Kina ka një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Elona)