Rritet presioni ndaj koalicionit të kancelarit gjerman pas humbjes në zgjedhjet europiane
2024-06-12 11:13:39

Foto nga VCG

Rritet presioni mbi koalicionin e qendrës së majtë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, pas humbjes në zgjedhjet e Parlamentit Europian, pasi të tre partitë së bashku siguruan më pak se një të tretën e votave.

Konservatorët kryesorë të opozitës, aleanca CDU/CSU, dolën në krye, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë u rendit e dyta, shkruan “ATSH”.

Socialdemokratët (SPD) e Scholz patën rezultatin e tyre më të keq në zgjedhjet demokratike mbarëkombëtare në mbi 130 vjet me 13.9%.

Javët e ardhshme do të tregojnë nëse koalicioni i Scholz, ku mosmarrëveshjet e brendshme mes ministrave kanë rezultuar vazhdimisht në grindje publike, mund të gjejë një fokus të ri.

Të tre partitë e koalicionit së bashku arritën vetëm 31% në zgjedhje, krahasuar me 51% në zgjedhjet parlamentare kombëtare gjermane të vitit 2021. Të tre partitë e koalicionit pasuan Alternativën për Gjermaninë (AfD) të së djathtës ekstreme të rrënuar nga skandali. (Elona)