Hamasi pranon rezolutën e OKB-së për armëpushim me Izraelin
2024-06-12 11:53:48

Foto nga VCG

Hamasi ka pranuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin dhe është i gatshëm të negociojë mbi detajet, deklaroi zyrtari i lartë i lëzivjes islamike, Sami Abu Zuhri. Sipas tij, tashmë i takon SHBA-së të sigurojë që Izraeli t'i bindet armëpushimit, shkruan “RTSH”.

“Hamasi pranoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin, tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli”,- tha ai.

Ai theksoi se administrata amerikane po përballet me një provë të vërtetë për të përmbushur angazhimet e saj për t'i dhënë menjëherë fund luftës në zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi projektrezolutën e SHBA-së që mbështet planin e armëpushimit në Gaza të prezantuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ftoi Hamasin ta pranonte atë.

Drafti u kërkon të dyja palëve të zbatojnë plotësisht kushtet e planit pa vonesë dhe pa kushte. (Elona)