Hezbollahu lëshon rreth 50 raketa në veri të Izraelit
2024-06-12 16:01:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lëvizja pro iraniane Hezbollah lëshoi dhjetëra raketa në Izraelin verior.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte regjistruar rreth 50 raketa të lëshuara nga Libani, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, shkruan “ATSH”.

Hezbollahu bëri të ditur përmes një deklarate se, në përgjigje të një sulmi izraelit gjatë natës në Libanin lindor, luftëtarët sulmuan selinë e regjimentit të artilerisë dhe brigadës së blinduar të Divizionit 210 Golan në kazermat Yardun me dhjetëra raketa “Katyusha”.

Foto nga VCG

Sulmet e Hezbollah (Foto Atsh)

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se sulmi izraelit në një zonë në kufirin me Sirinë la pesë persona të vdekur.

Një burim libanez i sigurisë tha se dy komandantë të Hezbollahut ishin mes viktimave.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës tetë muaj më parë, përplasjet ushtarake midis ushtrisë izraelite dhe milicive të Hezbollahut dhe grupeve të tjera kanë ndodhur çdo ditë në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit. Nga të dyja palët janë regjistruar viktima.

Bombardimet e ndërsjella shkaktuan shkatërrime të rënda në qytetet në të dy anët e kufirit.

Rreth 150.000 njerëz janë evakuuar ose janë larguar nga zona e luftimeve. (Elona)