Kina nis fushatën e rekrutimit për punëkërkuesit e diplomuar
2024-06-12 15:53:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës nisi të martën një fushatë rekrutimi 100-ditore, që synon të sigurojë më shumë se 10 milionë vende pune për të sapodiplomuarit, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në javën e parë të fushatës do të mbahen katër panaire pune në internet, gjatë të cilave afërsisht 26.000 punëdhënës do të ofrojnë 259.000 mundësi punësimi në internet, për kujdesin shëndetësor, financat, energjinë dhe fushat e prodhimit, bëri të ditur ministria.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Platforma të ndryshme në internet do të shfrytëzohen për të publikuar informacionin e rekrutimit në kohë reale, për të organizuar panaire pune të transmetuara drejtpërdrejt dhe për të ofruar leksione për gjetjen e punësimit. Mbi 11.7 milionë studentë pritet të diplomohen këtë vit në Kinë.  (Elona)