Kinë, ndëshkohen mashtrimet me donacione të fondacioneve për bamirësi ndaj fëmijëve
2024-06-12 15:06:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Çështjeve Civile i ka dhënë ndëshkim administrativ një fondacioni të ndihmës për fëmijë për një rast mashtrimi me donacione që çoi në rreth 10 milionë juanë (rreth 1.4 milionë dollarë amerikanë) humbje, shkruan “Xinhua”.

Fondacioni i Ndihmës së Bamirësisë për Fëmijët në Kinë, një fondacion publik për mbledhjen e fondeve nën përgjegjësinë e ministrisë, është ndaluar nga kryerja e aktiviteteve bamirëse për tre muaj dhe është futur në listën e zezë, si një organizatë shoqërore e pandershme për shkak të një shkeljeje të rëndë të ligjit, thuhet në një qarkore të ministrisë.

Një hetim zbuloi se nga qershori deri në gusht të vitit 2023, një person me mbiemrin Ke, i cili ishte angazhuar në shërbime në një stacion ndihme lokale që nga nëntori i vitit 2022, grumbullonte ilegalisht fonde nga pacientët, në emër të një programi ndihme për fëmijët e sëmurë rëndë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në shtator 2023, Ke u godit me masa të detyrueshme për mashtrim të inspektuar. Rasti tani i është transferuar autoriteteve gjyqësore, sipas ministrisë.

Menaxhimi brenda fondacionit u konstatua se ishte jo standard, sipas ministrisë, duke shtuar se organizata gjithashtu nuk kishte dhënë informacione përkatëse.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i fondacionit, i cili ishte në krye të programit të ndihmës për sëmundjet e rënda, iu nënshtrua një hetimi nga agjencia mbikëqyrëse për akuzat për krime në detyrë dhe çështja i është kaluar autoritetit gjyqësor, thuhet në qarkore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria u zotua të mbrojë të drejtat legjitime të pacientëve të mitur që aktualisht mbulohen nga ndihma e fondacionit, të ndryshojë situatën brenda organizatës dhe të forcojë më tej mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjit mbi organizatat dhe aktivitetet bamirëse. (Elona)