Kreu i PD-së shqiptare uron PPE-në për fitoren në zgjedhjet europiane
2024-06-11 15:09:07

Lulzim Basha (Foto Shqiptarja.com)

Lulzim Basha (Foto Shqiptarja.com)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi Partinë Popullore Europiane për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në “X”, përcjellë nga “ATSH”, Basha deklaroi se fitorja e PPE-së është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

“Qytetarët europianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Europë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme”, theksoi Basha.

Sipas tij, një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Europën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit.

“Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe presidentit Weber për rezultatin e shkëlqyer”,- deklaroi Basha. (Fatosi)