Brenda muajit pritet të nisë puna për zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës
2024-06-11 11:15:43

Foto nga Cna.al

Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, që lidh metropolin shqiptar me plazhin më të madh të vendit, pritet të fillojnë brenda muajit qershor, bën të ditur “ATSH”.

Puna pritet të vijojë përgjatë 24 orëve dhe nuk do të ketë ndërprerje të trafikut.

Kur u ndërtua në fillim të viteve '90, autostrada ishte parashikuar për një fluks makinash prej 40 mijë mjetesh në 24 orë.

Aktuakisht në pikun e fluksit ky numër shkon në 94 mijë mjete.

I gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë ajo ka mbaruar ciklin e jetës.

Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë aksit Tiranë-Durrës do të kushtojë 250 milionë euro. (Fatosi)