Ministri Hasani takon shqiptarët në Suedi, premton lehtësi konsullore online
2024-06-11 15:10:07

Ministri Hasani (Foto Oranews)

Ministri Hasani (Foto Oranews)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Suedi, u takua me qytetarët shqiptarë, të cilët marrin shërbimet pranë zyrës konsullore shqiptare në Stokholm, shkruan “ATSH”.

Ministri tha se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë ofruar 71.428 shërbime, ndërsa po punohet që së shpejti, në bashkëpunim me AKSHI-n, të përfundojë ofrimi i 13 shërbimeve konsullore online në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Ministri Hasani tha se po punohet që të përfundojë zbatimi i pagesës online për shërbimet konsullore si dhe reduktimi i kohës së ofrimit të shërbimit online në 1-5 ditë pune. (Fatosi)