Liderja e ekstremit të djathtë në Francë u shpreh gati për të marrë pushtetin
2024-06-11 10:37:03

Foto nga VCG

Liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, përshëndeti vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë”,- u tha ajo mbështetësve në një tubim në Paris.

Ajo u shpreh e gatshme për të marrë pushtetin, sipas saj, nëse francezët i japin besimin në zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

“Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t'i japim fund emigrimit masiv, t'i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri”,- deklaroi Marine Le Pen. (Fatosi)