Foto nga VCG
Bashkimi Europian duhet të shmangë fërkimet tregtare me Kinën dhe është e nevojshme që të dyja palët të kërkojnë konsensus për bashkëpunimin e energjisë së re, shkruan “Xinhua”.
Agjensia u referohet analistëve të kësaj industrie të cilët përmenin mundësitë e tregut shumë miliardë dollarësh dhe synimet globale të klimës.
Bashkëpunimi automobilistik midis Kinës dhe Gjermanisë për transformimin e gjelbër dhe lidhjen inteligjente është jashtëzakonisht i rëndësishëm, tha Hildegard Mueller, presidente e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automobilave.
Për prodhuesit europianë të makinave, duke përfshirë gjigantët e automjeteve “BMW”, “Mercedes-Benz” dhe “Volkswagen”, Kina qëndron si tregu më i madh i vetëm.
Foto nga VCG
Në tremujorin e parë, rreth një e treta e të ardhurave të BMW-së nga shitjet erdhën nga Kina. Vendi gjithashtu pret qendrën më të madhe të kërkimit dhe zhvillimit të “BMW Group” jashtë Gjermanisë.
Zgjerimi i terrenit të kompanive kineze në kontinentin europian nënvizon forcimin e lidhjeve mes dy palëve. Në prill, “Chery Automobile” e Kinës nënshkroi një pakt me kompaninë spanjolle të automobilave “Ebro-EV Motors” për të prodhuar makina në fabrikën e saj të parë eeropiane.
Kina dhe BE-ja janë partnerët e dytë më të mëdhenj tregtarë të njëra-tjetrës. Të dhënat zyrtare treguan se vlera mesatare e tyre tregtare ishte afro 1.5 milionë dollarëve amerikanë në minutë, ndërsa investimi i dyanshëm i kaloi 250 miliardë dollarët.
Për Europën, Kina luan gjithashtu një rol kryesor si një furnizues kryesor i lëndëve të para si qelizat fotovoltaike dhe turbinat me erë, të gjithë komponentë kritikë për BE-në duke pasur parasysh qëllimin e saj ambicioz për t'u bërë kontinenti i parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.
të domosdoshëm në prodhimin e pjesëve të automjeteve.
Foto nga VCG
Pavarësisht ulje-ngritjeve të marrëdhënieve Kinë-BE vitet e fundit, bashkëpunimi ka mbetur tema mbizotëruese e lidhjeve dypalëshe. Sektori industrial, zinxhirët e furnizimit dhe zinxhirët e vlerës së të dy palëve janë të lidhura ngushtë së bashku, duke i bërë ato të pandashme nga njëri-tjetri. (Fatosi)