Zgjedhjet europiane, partitë e ekstremit të djathtë arrijnë fitore të mëdha
2024-06-11 11:33:24

Foto nga VCG

Partitë e ekstremit të djathtë kanë arritur një fitore të madhe në Parlamentin Europian, pasi Të Gjelbërit morën një goditje të rëndë në zgjedhjet europiane të së dielës. Në këtë përfundim arrihet pas një projeksioni të parë të ofruar nga BE-ja, shkruan “RTSH”.

Vlerësimet e grumbulluara nga parlamenti i BE-së bazohen në sondazhet e daljes ose të dhëna të tjera të sondazheve, së bashku me parashikimet që mund të përfshijnë disa kthime të pjesshme të zgjedhjeve.

Dy grupet kryesore dhe pro europiane, konservatorët dhe socialistët, humbën disa vende, por mbetën forcat dominuese. Të Gjelbrit pritej të humbnin rreth 20 vende.

Vlerësimet e para të mëdha që dalin nga zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian të dielën, sugjerojnë se e djathta ekstreme do të arrijë fitore në këtë legjislaturë, të mbështetur nga rezultatet në Francë dhe Gjermani, ndërsa Të Gjelbërit kanë marrë goditjen më të rëndë. (Fatosi)