Muzeu kinez nxjerr kopje dixhitale të enëve mijëravjeçare të verës
2024-06-11 15:26:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një muze në Kinë ka nxjerrë kopje dixhitale të një grupi enësh vere, që datojnë rreth 2400 vjet më parë, një proces që dikur konsiderohej tepër i ndërlikuar, njofton “Xinhua”.

Versioni dixhital 3D i “Marquis Yi i Zeng's Zun and Basin” u shfaq në një videoklip të publikuar nga Muzeu provincial Hubei në Wuhan, provinca Hubei e Kinës qendrore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ky është prodhimi më kompleks dhe i hollë i bronzit i periudhës para Qin. Relikti duhet të riprodhohet ende plotësisht pasi struktura e saj e brendshme mbetet një mister”,- tha Zhang Changping, profesor historie në Universitetin Wuhan.

Projekti i fundit, i kryer së bashku nga Muzeu Provincial i Hubeit dhe Muzeu i Pallatit, përdori skanimin industrial për të zbuluar strukturat e padukshme të enëve të verës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Shumë arkeologë janë të emocionuar për kopjen, për të cilën u deshën katër vjet për ta përfunduar. Përpjekjet do të hapin rrugën për krijimin e një kopjeje të vërtetë në të ardhmen”,- tha Jiang Xudong, studiues në Muzeun Provincial të Hubeit. (Fatosi)