Bankat tregtare të Kinës rezistente ndaj rreziqeve
2024-06-11 10:25:49

Foto nga VCG

Bilanci i dispozitave për humbjen e kredive të bankave tregtare të Kinës arriti në 6.9 trilionë juanë (rreth 970 miliardë dollarë amerikanë) në fund të tremujorit të parë të këtij viti, treguan të dhënat nga rregullatori financiar i vendit, njofton “Xinhua”.

Shifra u rrit me 269.8 miliardë juanë nga fundi i tremujorit të kaluar, duke demonstruar më tej qëndrueshmërinë e huadhënësve kinezë ndaj rreziqeve, sipas Administratës Kombëtare të Rregullatorit Financiar.

Raporti i mbulimit të dispozitave të huadhënësve rezultoi në 204.54 për qind në fund të marsit, me 0.6 pikë përqindje më pak se fundi i vitit të kaluar, treguan të dhënat.

Në tremujorin e parë, fitimet neto kumulative të bankave tregtare kineze arritën në 672.3 miliardë juanë, me një rritje prej 0.7 për qind në baza vjetore.

Totali i aktiveve në valutë vendase dhe të huaja të institucioneve financiare në sektorin bankar të Kinës ishte 429.6 trilionë juanë, një rritje prej 8.1 për qind në baza vjetore, treguan të dhënat.  (Fatosi)