Institucionet financiare kineze trefishojnë investimet në energjinë e rinovueshme britanike
2024-06-11 11:28:34

Foto nga VCG

Raportet e fundit tregojnë se institucionet financiare në Britani kanë trefishuar investimet e tyre në projektet e energjisë së rinovueshme në vitin 2023, me bankat kineze që luajnë role aktive në këtë lëvizje të gjelbër, njofton “Xinhua”.

Korporata e qytetit të Londrës dhe Iniciativa për Politikat Klimaterike (CPI) raportoi të martën se investimet nga institucionet financiare britanike në projektet e energjisë së rinovueshme u rritën në 2.3 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2023. Të dhënat treguan se, që nga viti 2015, institucionet financiare kineze kanë emetuar mbi 12 miliardë dollarë në bonot e gjelbra përmes Bursës së Londrës.

Bankat kineze, si Banka e Kinës (BOC) Dega në Londër dhe “China Construction Bank Corporation” (CCBC) Dega në Londër, kanë rritur ndjeshëm fondet e tyre për projektet e gjelbra në Britani.

Deri në janar 2024, Dega e BOC-së në Londër kishte emetuar 2.4 miliardë dollarë obligacione të qëndrueshme në tregun financiar të Britanisë dhe Dega e CCBC-së në Londër kishte luajtur një rol aktiv në Iniciativën e Tregjeve të Qëndrueshme, një përpjekje e propozuar nga mbreti i Britanisë Charles III.

Aimin Yang, shefi ekzekutiv i Degës së CCBC-së në Londër, deklaroi se bashkëpunimi i tregut të palëve të treta Kinë-Mbretëri e Bashkuar i lejon të gjithë pjesëmarrësit të shfrytëzojnë avantazhet e tyre krahasuese dhe të zbatojnë vazhdimisht axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm.  (Fatosi)