Kultura kineze shkëlqen në Festivalin e Varkave të Dragoit në Mbretërinë e Bashkuar
2024-06-11 15:31:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Edicioni i 10-të i Festivalit Kinez të Varkave të Dragoit në Mbretërinë e Bashkuar u mbajt në Salford, Britani, më 8 dhe 9 qershor, shkruan “CGTN”.

Mbi 80 skuadra, si amatore dhe profesionale, morën pjesë në garat me varkë me dragua. Festivali u mbajt për herë të parë në vitin 2012 si një nga turnetë më të mëdhenj të garave me varkë dragoi në Britani dhe madje edhe në Europë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përveç kësaj, organizatorët zhvilluan edhe shfaqje të arteve marciale, kërcimit të luanit dhe vallëzimit të dragoit midis aktiviteteve të tjera kulturore tradicionale kineze.

“Ne duam ta bëjmë ngjarjen më shumë se një garë me varka dragoi. Ne duam ta bëjmë atë një platformë për të promovuar kulturën kineze”,- deklaroi Li Xuebing, nënkryetar i Shoqatës Kineze “Xinhua” në Britani.

Në shfaqjet artistike morën pjesë edhe vendasit. “Jam i lumtur të ndihmoj ta përfaqësoj vendin. Shpresojmë që më shumë njerëz perëndimorë të kuptojnë argëtimin që mund të bëhet në garën e varkave të dragoit”,- tha një garues britanik.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një nga pikat më të rëndësishme në festivalin e këtij viti ishte se dy gjigantët e Premier Ligës, Manchester United dhe Manchester City, si dhe klubi lokal regbi, Salford Red Devils, dërguan përfaqësues në këtë event për format e reja të “Manchester Derby”. (Fatosi)