Kombëtarja shqiptare mbërrin në Gjermani, e para skuadër finaliste në “Euro 2024” që shkel në tokën gjermane
2024-06-10 10:14:23

Foto nga ATSH

Kombëtarja shqiptare e futbolli ka mbërritur në  Dortmund,  duke u bërë e para skuadër finaliste e Euro 2024,  që zbarkon në Gjermani. Futbollistët shqiptarë u pritën në një atmosferë fantastike dhe të ngrohtë nga komunitetit shqiptar atje.

"Unë uroj që të kemi këmbën e mbarë për të gjithë Kampionatin Europian dhe të kemi një Europian sa më të mirë e të bukur. Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë”, tha presidenti i FSHF Armand Duka që shoqëron ekipin.

Kombëtarja shqiptare po qendron në Kaiseraut në Kamen, kampi bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024. Të hënën skuadra do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jenë si zakonisht të hapura për mediat 15 minutat e para.(Fatosi)