E diela, dita e fundit e zgjedhjeve evropiane
2024-06-10 10:27:59

Foto nga VCG

Qytetarët e 21 vendeve të BE-së  hodhën më 9 qershor votën e tyre për zgjedhjen e Parlamentit Evropian, shkruan RTSH. Qindra miliona qytetarë të BE-së votuan për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian, në votimin më të madh ndërkombëtar në botë.

Italia ishte vendi i fundit që mbyll kutitë e votimit. Votimi ishte mbyllur më parë në 6 vende të BE-së, Çeki, Irlandë, Letoni, Maltë, Holandë dhe Sllovaki.

Zgjedhjet filluan më 6 qershor në Holandë, por pjesa më e madhe e votave të BE-së u hodhën të dielën.

Sondazhet parashikojnë fitime historike për partitë radikale të krahut të djathtë, ndërsa forcat pro-evropiane shënojnë një ulje.

Një rezultat i tillë mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në institucionet e BE dhe t'u japë forcave të krahut të djathtë më shumë ndikim se kurrë në politikat e BE-së, duke filluar nga klima, migrimi dhe tregtia.(Fatosi)