Netanyahu i kërkon Gantz të mos largohet nga qeveria
2024-06-10 15:03:59

Netanyahu (Foto ATSH)

Netanyahu (Foto ATSH)

Kryeministri Benyamin Netanyahu i kërkoi bashkqeverisësit të tij Benny Gantz të mos largohej nga qeveria e emergjencës kombëtare të Izraelit, njofton ATSH.

“Të mos heqim dorë nga uniteti, edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë përgjegjësi”, ishte apeli i kryeministrit në plataformën X.

Udhëheqësi i qendrës do të mbante një konferencë shtypi për të njoftuar dorëheqjen e tij, në mosmarrëveshje me linjën e kryeministrit për luftën dhe të ardhmen politike të Rripit. Gantz, pas bastisjes së ushtrisë që çoi në lirimin e 4 pengjeve, më pas anuloi takimin. (Fatosi)

Orban: Paqja në Ukrainë varet nga zgjedhjet evropiane dhe amerikane(网)

Konflikti ukrainas mund të zgjidhet nëse “forcat paqeruajtëse” fitojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban.

‘’Paqja në Ukrainë mund të arrihet në dy faza”, tha Orban, duke vënë në dukje se tema kryesore e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që po zhvillohen në të gjitha vendet e BE-së është çështja e luftës dhe e paqes.

‘’Në muajin nëntor zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Shtetet e Bashkuara. Kjo është faza e dytë,” shtoi ai, duke theksuar se nëse zgjedhjet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara fitohen nga njerëz që e duan paqen, atëherë paqja mund të mbretërojë në Ukrainë.’’, shtoi ai. (Fatosi)