Impiant lundrues energjie në liqenin e HEC-it të Vaun e Dejës
2024-06-10 15:07:51

Impianti lundrues (Foto RTSH)

Impianti lundrues (Foto RTSH)

Shoqëria “SENA Solar Energy of Albania”, e zotëruar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës. Impianti parashikohet të ketë një kapacitet të instaluar 13.8 MW.

Ndërtimi i impaintit diellor lundrues është një nga projektet e KESH, në kuadër të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

KESH aktualisht zotëron vetëm një impaint diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës, ndërsa pjesja tjetër e aseteve gjeneruese përfshin 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit.(Fatosi)