Lufta, shefi i NATO-s drejt braktisjes së planit prej 108 mld dollarësh për Ukrainën
2024-06-10 10:29:14

Foto nga VCG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka braktisur planin për të krijuar një fond prej 100 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën, njofton RTSH.

Në vend të krijimit të një fondi pesë-vjeçar, Stoltenberg po u kërkon vendeve të ruajnë kontributet e tyre aktuale në Ukrainë teksa ishte përballur më parë me kritika nga anëtarët e Aleancës.

Sipas propozimit të ri, aleatët do të duhet të shpenzojnë të paktën 40 miliardë euro në vit për ndihmën vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, raporton Bloomberg.

Anëtarët e NATO-s do të diskutojnë këtë propozim gjatë një takimi në Bruksel javën e ardhshme. Këto shuma do të përputhen me kontributet mesatare vjetore të vendeve që nga pushtimi prej Rusisë në vitin 2022.

NATO do të përcaktojë shumën e dhurimit për çdo vend bazuar në një përqindje të produktit të saj të brendshëm bruto.

Burimet theksojnë se propozimi i ri synon të “sigurojë më shumë transparencë në lidhje me atë që aleatët i japin Ukrainës”.

Shtetet e Bashkuara do të përbëjnë rreth gjysmën e ndihmës, me pjesën tjetër nga 31 anëtarët e tjerë të NATO-s.(Fatosi)