Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër
2024-06-10 10:31:00

Foto nga VCG

Lufta ka bërë që mijëra fëmijë ukrainas të humbasin prindërit, shkruan panorama.al. Sipas të dhënave të organizatës “SOS-Kinderdorf” më shumë se 13.000 fëmijë ukrainas po rriten pa kujdesin prindëror. Organizata kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës që zhvillohet në Berlin këtë javë një reformë të zgjeruar të sistemit të përkujdesit për fëmijët si edhe mbrojtjen e posaçme të tyre.

Kurse organizata “Terres des hommes” kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin një mbështetje më të madhe financiare për organizatat që kujdesen për fëmijët në Ukrainë.

Që para luftës në Ukrainë, rreth 100.000 fëmijë ukrainas rriteshin në jetimore, 1,3% e popullsisë. Më shumë se 90% e këtyre fëmijëve nuk janë jetimë,  por janë çuar atje për shkak të varfërisë dhe nevojës emergjente ekonomike. (Fatosi)