75-vjetori i Arkivës Shqiptare, Bido: Platformë unifikuese për dokumentet me arkivat partnere
2024-06-10 15:37:37

Drejtori i Arkivave Ardit Bido (Foto ATSH)

Drejtori i Arkivave Ardit Bido (Foto ATSH)

Arkiva Shqiptare feston këtë vit 75-vjetorin, një institucion i rëndësishëm që dokumenton historinë dhe vlerat kombëtare, shkruan RTSH.

Në një intervistë për RTSH24, Drejtori I Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido tha se teknologjitë bashkëkohore në ruajtjen e dokumentacionit dhe modernizimi i shërbimeve arkivore i kanë bërë arkivat shqiptare një institucion modern dhe dinjitoz.

Në këtë 75-vjetor, Bido synon krijimin e një platforme unifikuese të të gjithë dokumenteve mes Arkivit Shqiptar dhe partnerëve të rajonit  dhe më gjerë.

Bido vlerësoi bashkëpunimin mes arkivit shqiptar dhe arkivave partnere të tjera, ku si rezultat ka sjellë dhe shkëmbimin e dokumenteve të rëndësishme për historinë kombëtare shqiptare.