Ministrja Kumbaro: 38% më shumë turistë të huaj në maj se një vit më parë
2024-06-09 13:42:14

foto: VCG

foto: VCG

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë majit, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në Shqipëri.

Ministrja Kumbaro theksoi se me afrimin e pikut të sezonit turistik bregdetar shtohet përgjegjësia institucinale dhe vëmendja për të prezantuar më të mirën e ofertës turistike shqiptare, nën sloganin “Albania All Senses”, shkruan “RTSH”.

“38% më shumë turistë të huaj se një vit më parë na vizituan gjatë muajit maj, duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këta pesë muaj. Ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e “Albania All Senses”,- deklaroi ministrja Kumbaro.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po vijon me turin e inspektimeve në bashkitë bregdetare, me qëllim monitorimin për përmbushjen dhe respektimin e standardeve, të pastërtisë, hapësirave publike dhe sigurisë në turizëm. (Irma)