Bilanci i kredive në Shangai u rrit me 8.2 për qind në fund të prillit
2024-06-09 16:29:31

foto: VCG

foto: VCG

Bilanci i kredive në Shangai, duke përfshirë të gjitha monedhat, u rrit me 8.2 për qind në baza vjetore në fund të prillit në 11.67 trilionë juanë (1.64 trilionë dollarë amerikanë), treguan të dhënat zyrtare, shkruan “Xinhua”. 

Zyra Qendrore e Bankës Popullore të Kinës në Shangai bëri të ditur se bilanci i kredive në juanë ishte 11.09 trilionë, me një rritje prej 9.3 për qind në baza vjetore. 

Teprica e huave në valutë arriti në 82.4 miliardë dollarë amerikanë, me një rënie prej 11.7 për qind në baza vjetore. 

Bilanci i depozitave të Shangait u rrit me 6.4 për qind në bazë vjetore në 20.94 trilionë juanë në fund të prillit, sipas të dhënave. (Irma)