Kryeparlamentarja Nikolla: Rritja e eficiencës dhe transparencës, prioritete të Kuvendit të Shqipërisë
2024-06-09 14:15:44

 Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, mori pjesë në takimin e përfaqësuesve të Kuvendit me Institutin e Studimeve Politike, lidhur me projektin “Kodi i Sjelljes, Transparenca, Llogaridhënia”.

Kryeparlamentarja Nikolla (Foto Atsh)

Kryeparlamentarja Nikolla (Foto Atsh)

Nikolla vlerësoi ISP-në për skrupulozitetin me të cilin monitoron veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë, shkruan “ATSH”.

Sipas saj, ky projekt është një kontribut për rritjen e eficiencës dhe transparencës, si prioritete të Kuvendit të Shqipërisë.

“Është momenti që vlerësimet publike për zbatimin e Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së deputetëve të fillojnë të inkorporohen më mirë në veprimtarinë e Kuvendit, të komisioneve të përhershme, grupeve parlamentare dhe deputetëve”,- bëri të ditur kryeparlamentarja Nikolla. (Irma)