Rezervat valutore të Kinës u rritën në 3.232 trilionë dollarë në maj
2024-06-09 13:53:18

foto: VCG

foto: VCG

Rezervat e këmbimit valutor të Kinës u rritën në 3.232 trilionë dollarë amerikanë në fund të majit, 0.98 për qind më shumë se fundi i prillit, bëri të ditur Administrata Shtetërore e Shkëmbimeve të Jashtme, citon “Xinhua”.

Rregullatori i këmbimit valutor të vendit ia atribuoi këtë rritje ndikimit të kombinuar të këmbimit të monedhës dhe ndryshimeve të çmimeve të aktiveve.

Indeksi i dollarit amerikan ra dhe çmimet e aktiveve financiare globale u rritën muajin e kaluar, të ndikuar nga pritshmëritë e politikës monetare të ekonomive të mëdha dhe të dhënat e tyre makroekonomike, bëri të ditur rregullatori. (Irma)