SHBA ofron ndihmë të re prej 225 milionë dollarësh për Ukrainën
2024-06-09 13:38:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, premtoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 225 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë takimit në Paris, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan “Panorama”.

foto: VCG

foto: VCG

Paketa e re e ndihmës ushtarake përfshinë municione për sistemin e artilerisë raketore me lëvizshmëri të shpejtë, ose HIMARS, sisteme mortajash dhe sasi të mëdha predhash artilerie.

“Ne vazhdojmë t’ju përkrahim. Plotësisht. Në mënyrë të gjithanshme”,- deklaroi presidenti amerikan. 

Presidenti Zelensky falënderoi popullin amerikan për mbështetjen dhe ligjvënësit në SHBA, të cilët u bënë bashkë për të miratuar paketën e ndihmës që i dha mundësi Ukrainës të përballonte situatën në konfliktin me Rusinë. (Irma)