Kina rrit përpjekjet prokurore për të siguruar mirëqenien publike
2024-06-09 16:37:48

foto: VCG

foto: VCG

Prokuroria e Lartë Popullore e Kinës (SPP) ka nxjerrë studime tipike të rasteve për të udhëhequr prokurorët në mbarë vendin në trajtimin e padive dhe apelimeve të lidhura me to, si pjesë e përpjekjes të vazhdueshme për të mbrojtur mirëqenien publike, shkruan “China Daily”. 

Në një deklaratë të publikuar nga prokuroria vihet në dukje se rastet mbulojnë çështje të ndryshme, duke përfshirë një padi mbi krimet e ndotjes së mjedisit dhe një në lidhje me ndihmën gjyqësore për viktimat që përballen me vështirësi financiare për shkak të veprave penale, me fokus në mbrojtjen e të drejtave të grupeve kryesore, si të moshuarit, të miturit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Një zyrtar i prokurorisë theksoi përpjekjet e bëra deri tani nga organet prokurore kineze qëkur Prokuroria e Lartë Popullore nisi një fushatë 11-mujore mbarëkombëtare në shkurt, për të forcuar mbrojtjen gjyqësore dhe për të përmbushur nevojat praktike të njerëzve. 

Për të mbrojtur gratë dhe fëmijët, qendrat në terren dhe portalet online për shërbimet prokurore kanë krijuar panele të dedikuara për padi dhe apelime. 

Kjo nismë lehtëson trajtimin e shpejtë të rasteve të tilla. 

Prokuroria zotohet për ndihmë më të mirë gjyqësore për grupet kryesore dhe përpjekje të mëtejshme për krijimin e një mekanizmi koordinues ndërmjet ndihmës gjyqësore dhe asaj sociale. (Irma)