Kina planifikon të ndërtojë gjire më të bukur për të përmirësuar ekologjinë detare
2024-06-09 13:31:37

Kina ka shtuar ndërtimin e gjireve të bukur në përpjekje për të ruajtur ekologjinë dhe mjedisin detar.

Ministria kineze e Ekologjisë dhe Mjedisit ka nxjerrë një plan për të ndërtuar më shumë se 110 gjire në të gjithë vendin deri në vitin 2027, duke synuar arritjen e harmonisë midis njerëzve dhe mjedisit detar, shkruan “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Ministria vuri në dukje se pritet të shihet ujë i pastër, plazhe të pastra, si dhe tufa peshqish dhe tufa zogjsh deti.

Sipas ministrisë, shifra 110 do të përbëjë rreth 40 për qind të gjireve kryesore të Kinës.

Plani përcakton gjithashtu qëllimin e transformimit të shtatë qyteteve në zona model, përfshirë Xiamen, ku të gjitha zonat bregdetare mund të klasifikohen si gjire të bukur.

Plani detajon tre detyra, duke përfshirë mbrojtjen dhe restaurimin e ekosistemeve tipike detare dhe përmirësimin e derdhjes së ujërave të zeza në det.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas ministrisë, qëllimi afatgjatë i Kinës është që të shndërrojë 283 gjiret e saj kryesore në gjire të bukur deri në vitin 2035, duke përfshirë dhe 110 të përshkruara në plan.

Ligji i rishikuar për Mbrojtjen e Mjedisit Detar hyri në fuqi më 1 janar 2024, duke forcuar përgjegjshmërinë e qeverive vendore dhe duke krijuar sisteme të reja, duke përfshirë menaxhimin e zonave dhe sistemet e kontrollit gjithëpërfshirës. (Irma)