Departamenti i Drejtësisë i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) mbajti të shtunën Forumin Ligjor për Sigurinë Kombëtare, duke tërhequr rreth një mijë pjesëmarrës nga të gjitha fushat e jetës në Hong-Kong.
foto: VCG
Në forumin me temë "Shikim prapa dhe përpara, hapi i ri për zhvillim", pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre mbi çështjet e sigurisë kombëtare, përfshirë zbatimin dhe zhvillimin e jurisprudencës së ligjit të sigurisë kombëtare në Hong-Kong, si edhe mekanizmin institucional të "legjislacionit të dyfishtë dhe zbatimit të dyfishtë" të krijuar së bashku me Urdhëresën e Ruajtjes së Sigurisë Kombëtare.
John Lee, kryeekzekutivi i HKSAR-it, tha se Hong-Kongu e përfundoi legjislacionin lokal të Nenit 23 të Ligjit Themelor të HKSAR-it në mars të këtij viti, duke shënuar një moment të rëndësishëm në udhëtimin e ri të Hong- Kongut nga qëndrueshmëria drejt lulëzimit.
Ai tha se qeveria e HKSAR-it do të vazhdojë të mbështesë vlerat kryesore të dashurisë për atdheun e Hong-Kongun, në përputhje me parimin "Një vend, dy sisteme", duke forcuar edukimin për sigurinë kombëtare, patriotizmin dhe kulturën kineze.
Cui Jianchun, komisioneri i Ministrisë së Jashtme të Kinës në HKSAR, tha se zyra që ai drejton do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar, sigurinë e interesat e zhvillimit, si edhe epërsitë unike të Hong-Kongut, për ta ndihmuar Hong-Kongun të arrijë një integrim të thellë të sigurisë e zhvillimit në nivelin më të lartë.
Diplomacia kineze është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të zgjidhur rreziqet dhe sfidat e ndryshme të sigurisë dhe të bëjë përpjekje të pandërprera për të ndërtuar një botë më të sigurt e më të mirë, theksoi Cui. (Li Huailiang/Artan)