Fillon Festivali i Parë i Kulturës Kineze në Hong Kong
2024-06-09 13:35:27

Festivali inaugurues i Kulturës Kineze u hap të premten në Hong Kong, me pjesën e kërcimit “Five Stars Rising in the East”, nga Trupa e Kërcimit dhe Opera e Pekinit, duke startuar kështu evente të ndryshme kulturore të planifikuara deri në shtator, shkruar “Xinhua”.

foto: CMG

foto: CMG

“Kultura është burimi i kohezionit dhe krijimtarisë kombëtare”,- deklaroi shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), John Lee, në një fjalim video gjatë ceremonisë së hapjes.

Ai theksoi se qeveria e HKSAR do të kapitalizojë rolin e saj si një urë e rëndësishme për shkëmbimet kulturore midis Lindjes dhe Perëndimit, duke forcuar vazhdimisht ndikimin global të kulturës kineze.

Gjatë festivalit do të ketë edhe shfaqje të operës kineze dhe projekte të artit lokal, bëri të ditur qeveria HKSAR. (Irma)