Superkompjuteri kinez ndihmon në luftimin e komplikimeve diabetike
2024-06-09 17:10:31

foto: VCG

foto: VCG

Shkencëtarët kinezë, duke shfrytëzuar një nga superkompjuterët më të shpejtë në botë, “Tianhe-2”, kanë identifikuar një strategji terapeutike premtuese për trajtimin e komplikimeve diabetike.

Superkompjuteri “Tianhe-2”, në qytetin Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore, i cili renditet i 16-ti ndër 500 kompjuterët më të shpejtë në botë sipas një liste të publikuar muajin e kaluar nga “Projekti TOP500”, është përdorur si një platformë për zbulimin e ilaçeve.

Me mbështetjen e Platformës së Skanimit Virtual në “Tianhe-2” (VSTH), një platformë për skanim me cilësi të lartë në këtë superkompjuter, ekipi i drejtuar nga studiues prej Universitetit “Sun Yat-sen”, ka zbuluar se 2MBC, një acilkarnitinë me zinxhir të degëzuar, mund të përshpejtojë ndjeshëm formimin e mpiksjes së gjakut në trup.

Ky zbulim hap rrugën për objektiva terapeutike të reja dhe strategji inovative në luftimin e komplikimeve të lidhura me çrregullimet e metabolizmit si diabeti, theksuan studiuesit. (Li Huailiang/Artan)