Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve
2024-06-09 13:43:30

Korça çeli sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit.

Nën një atmosferë të mrekullueshme, kudo në sheshe, rrugë e rrugica me karnavale e maska, të pranishëm do të jenë grupe të ftuara nga disa vende të Ballkanit, shkruan “RTSH”.

foto: VCG

foto: VCG

“Do të kemi 25 grupe nga Korça, të cilat kanë bërë kostume të reja këtë vit, maska të reja, grupe të reja. E veçanta e këtij viti janë 5 grupe të ftuara nga Mali i Zi, Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut”,- deklaroi Blerta Belliu, drejtoresha e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit.

Me rëndësi është ruajtja e traditës së vjetër të karnavaleve, duke e transmetuar tek brezat e rinj.

“Zhvillimin e karnavaleve në përgjithësi e kemi përqendruar te shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare, sepse është një kulturë dhe një trashëgimi”,- deklaroi Vaskë Niço, ambasador i Karnavaleve të Shqipërisë.

Ky festival vjen këtë vit në edicionin e tij të 17-të, duke synuar tërheqjen e sa më shumë vizitorëve drejt Korçës dhe destinacioneve të tjera turistike të zonës. (Irma)