Izraeli hyn në listën e zezë të OKB-së për shkelje ndaj fëmijëve gjatë konflikteve
2024-06-09 14:04:37

Izraeli u informua se ka hyrë në listën e zezë vjetore të OKB-së.

foto: VCG

foto: VCG

Çdo vit, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, përpilon një listë të vendeve dhe grupeve të armatosura që ai beson se kanë kryer shkelje të rënda ndaj fëmijëve gjatë konflikteve, shkruan “ATSH”.

Veprimi i kreut të OKB-së zemëroi ambasadorin izraelit në OKB, Gilad Erdan, i cili tha se ishte i tronditur dhe i neveritur nga vendimi.

“Është një vendim imoral që ndihmon terrorizmin dhe shpërblen Hamasin”,- e cilësoi ambasadori Erdan. 

Publikimi zyrtar i raportit pritet të bëhet në fund të qershorit. (Irma)