Udhëtimet e tranzitit hekurudhor në zonat urbane të Kinës u rritën me 11.7 për qind në maj
2024-06-09 14:08:49

Numri i udhëtimeve të pasagjerëve të operuar nga rrjetet e tranzitit hekurudhor në zonat urbane të Kinës u rrit me rreth 290 milionë, ose 11.7 për qind nga një vit më parë, për të arritur në 2.79 miliardë në maj, bëri të ditur Ministria e Transportit, citon “Xinhua”. 

foto: VCG

foto: VCG

Në bazë mujore, trafiku i pasagjerëve u rrit me rreth 30 milionë pasagjerë ose 1.1 për qind. 

Gjatësia e funksionimit të 310 linjave tranzite hekurudhore urbane në 54 qytete kineze arriti në gati 10.286 kilometra. 

Sipas ministrisë, muajin e kaluar, Kina regjistroi një gjatësi të re operacioni prej 12.5 kilometrash, si dhe një seksion të ri të linjës së tranzitit hekurudhor urban në Hefei, në provincën Anhui. (Irma)