BQE ul normat e interesit me 0.25 pikë përqindje
2024-06-08 14:36:35

foto: VCG

foto: VCG

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat bazë të interesit me një çerek pikë përqindje, pas një sërë rritjesh për të mbajtur nën kontroll inflacionin e lartë.

“BQE uli normën e saj të depozitave me 0.25 pikë përqindje në 3.75 për qind, pas gati nëntë muajsh në nivele rekord”,- njoftoi banka, citon “ATSH”.

Po ashtu u njoftua edhe një ulje e normës së rifinancimit me 0.25 pikë përqindjeje në 4.25%.

Veprimi i BQE-së i jep fund një cikli të rritjes së normave që filloi në korrik 2022.

Duke qenë se vendimi i bankës qendrore ishte i pritshëm, shumë institucione financiare tashmë i kanë përshtatur kushtet. (Irma)