Shkencëtarët kinezë vërtetojnë se terapia e hershme e insulinës është efektive për diabetin e tipit 2
2024-06-08 14:31:31

foto: VCG

foto: VCG

Shkencëtarët kinezë kanë demonstruar efektivitetin e terapisë së hershme me insulinë për pacientët e sapodiagnostikuar me diabet të tipit 2 (T2D), i cili mund të zvogëlojë rreziqet e goditjes në tru dhe shtrimit në spital për shkak të problemeve kardiake në krahasim me ata që nuk e kanë marrë trajtimin, shkruan “Xinhua”.

Një ekip i përbashkët kërkimor, i udhëhequr nga profesori Weng Jianping nga Universiteti Mjekësor Anhui, dhe shkencëtarë nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, Universiteti i Mjekësisë Jugore dhe Universiteti i Pekinit, kreu një studim vëzhgues 24-vjeçar mbi trajtimin e 5424 pacientëve me diabet të tipit 2 në të gjithë vendin. Ata zbuluan se pacientët e sapodiagnostikuar, që iu nënshtruan terapisë, përjetuan një rrezik të reduktuar 31 për qind të goditjes në tru dhe një rrezik 28 për qind më të ulët të shtrimit në spital për shkak të problemeve kardiake.

Ky studim tregon më tej efektivitetin e terapisë së hershme me insulinë, duke ofruar dëshmi bindëse për adoptimin e saj si një opsion trajtimi i linjës së parë për pacientët e sapodiagnostikuar.

Gjetjet u botuan në revistën ndërkombëtare “Signal Transduction and Targeted Therapy” në fillim të qershorit. (Irma)