OKB-ja miraton rezolutën e propozuar nga Kina mbi Ditën Ndërkombëtare për Dialogun ndërmjet Qytetërimeve
2024-06-08 10:27:59

Asambleja e 78-të e Përgjithshme e OKB-së miratoi të premten rezolutën e propozuar nga Kina për të krijuar Ditën Ndërkombëtare për Dialogun ndërmjet Qytetërimeve.

foto: VCG

foto: VCG

Rezoluta thekson se të gjitha arritjet e qytetërimeve janë pasuri e përbashkët e shoqërisë njerëzore, promovon respektimin e diversitetit të qytetërimeve dhe thekson rëndësinë e dialogut ndërmjet qytetërimeve për ruajtjen e paqes botërore, nxitjen e zhvillimit të përbashkët, përmirësimin e mirëqenies së njerëzimit dhe realizimin e përparimit të përbashkët. Rezoluta gjithashtu promovon dialogun e barabartë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të ndryshme, duke reflektuar thelbin e Nismës së Qytetërimit Global të propozuar nga presidenti kinez Xi Jinping. Rezoluta vendos që 10 qershori të caktohet si Dita Ndërkombëtare për Dialogun ndërmjet Qytetërimeve.

Fu Cong, i dërguari i përhershëm i Kinës në OKB, tha në një intervistë pas miratimit të rezolutës se presidenti Xi Jinping e propozoi Nimën e Qytetërimit Global në marsin e vitit të kaluar, duke bërë një thirrje të sinqertë për të nxitur dialogun dhe shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve e për të promovuar përparimin e qytetërimit njerëzor. Kjo nismë ka marrë përgjigje pozitive nga komuniteti ndërkombëtar. Mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e Ditës Ndërkombëtare për Dialogun ndërmjet Qytetërimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tregon që Nisma e Qytetërimit Global përputhet me prirjen dhe nevojat e kohës dhe se konceptet e zgjidhjet kineze po bëhen gjithnjë e më shumë konsensus ndërkombëtar. (Li Huailiang/Artan)