Kina shton 2.67 milionë hektarë pemë dhe bar në programin e pyllëzimit
2024-06-08 14:13:37

foto: VCG

foto: VCG

Kina ka arritur rreth 40 milionë mu (2.67 milionë hektarë) pyllëzim dhe mbjellje bari gjatë 12 muajve të fundit, në kuadër të programin të madh të gjelbërimit, treguan të dhënat zyrtare të publikuara nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, shkruan “Xinhua”.

Programi i gjelbërimit “TSFP” ka 56 projekte që kanë filluar punën që nga qershori 2023, duke përfshirë projektet e dy tokave ranore të Hunshandake dhe Maowusu.

Kina është ndër ato vende me shkretëtirëzimin më të rëndë, me zonat e saj të shkretëtiruara kryesisht në veriperëndim, veri dhe verilindje të vendit.

foto: VCG

foto: VCG

“TSFP”, programi më i madh në botë i pyllëzimit i nisur në 1978 dhe i planifikuar të përfundojë deri në vitin 2050, synon të rehabilitojë dhe gjelbërojë tokat e prira nga shkretëtirat dhe zonat e shkretëtiruara.

Administrata njoftoi se ka rritur mbështetjen e politikave për programin në 12 muajt e fundit, me masa për të rregulluar emetimin e bonove të posaçme të thesarit, ofrimin e subvencioneve të veçanta, garantimin e përdorimit të tij të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve financiare.

foto: VCG

foto: VCG

Vëmendje i është kushtuar edhe inovacionit teknologjik, që trajton pengesën e luftimit të shkretëtirëzimit.

Sipas administratës, do të bëhen përpjekje më solide për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të fidanëve dhe farave të barit, promovimin e kontrollit të rërës dhe modeleve të tjera të reja, si dhe forcimin e inovacionit në teknologjitë përkatëse. (Irma)