Kinë-Malajzi, bashkëpunim për të forcuar zbatimin e ligjit dhe sigurisë
2024-06-08 17:25:05

foto: VCG

foto: VCG

Autoritetet kineze dhe malajziane zhvilluan në Pekin takimin e 5-të të përbashkët të grupit të punës për bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e krimit transnacional.

Këshilltari i Shtetit dhe ministri kinez i Sigurisë Publike, Wang Xiaohong, bashkëkryesoi takimin me Saifuddin Nasution Bin Ismail, ministër i Punëve të Brendshme të Malajzisë.

Wang tha se nën drejtimin strategjik të liderëve të dy vendeve, Kina do të punojë me Malajzinë për të forcuar shkëmbimet e nivelit të lartë, për të thelluar bashkëpunimin praktik në zbatimin e ligjit dhe sigurinë dhe për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët, shkruan “Xinhua”.

Shpresohet që të dy palët të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushat e antiterrorizmit, luftimin e mashtrimit të telekomunikacionit dhe lojërave të fatit të paligjshëm ndërkufitar, punën kundër drogës, sigurinë e rrjetit dhe ndërtimin e kapaciteteve policore, tha Wang.

Saifuddin tha se Malajzia është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kinën për zbatimin e ligjit dhe sigurinë, të godasë krimet e ndryshme transnacionale në përputhje me ligjin dhe të ruajë me zell sigurinë dhe stabilitetin e të dy vendeve. (Irma)