Arkivat historike të Kinës ofrojnë më shumë botime për publikun
2024-06-08 14:33:58

foto: VCG

foto: VCG

Arkivi i Parë Historik i Kinës, një arkiv shtetëror i specializuar në mbledhjen dhe menaxhimin e materialeve historike të dinastisë Ming (1368-1644) dhe dinastisë Qing (1644-1911), hapi sallën e leximit të botimeve për publikun, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arkivave, shkruan “Xinhua”.

Salla e leximit ka më shumë se 3000 kopje të botuara të materialeve historike që janë mbledhur dhe arkivuar nga institucioni.

Qendra nisi ekspozitën publike dhe shërbimet për kërkimin dhe huazimin e arkivave në janar.

I themeluar në vitin 1925, institucioni është qendra e parë arkivore moderne e Kinës. Sipas institucionit, me kalimin e viteve, ajo ka nxjerrë rreth 3500 kopje të materialeve historike nga dinastitë Ming dhe Qing. (Irma)