Tregtia e shërbimeve në Kinë pati rritje të shpejtë në katër muajt e parë të vitit
2024-06-08 17:10:44

Tregtia e shërbimeve në Kinë pati vrull të shpejtë rritjeje në katër muajt e parë të vitit, me shërbimet e lidhura me udhëtimin që shënuan rritje të shpejtë, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Tregtia e shërbimeve të vendit arriti në 2.43 trilionë juanë (rreth 341.74 miliardë dollarë amerikanë) në katër muajt e parë, 16.8 për qind më shumë në baza vjetore.

Eksportet e shërbimeve arritën në 984.69 miliardë juanë në periudhën janar-prill, duke u rritur me 11 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Importet e shërbimeve u rritën me 21.2 për qind në baza vjetore në rreth 1.45 trilionë juanë, duke rezultuar në një deficit prej 462.58 miliardë juanë. Shërbimet e udhëtimit patën një performancë të shkëlqyer në katër muajt e parë, duke u bërë një shtyllë kryesore e tregtisë së shërbimeve të Kinës.

Importet dhe eksportet e shërbimeve të udhëtimit arritën në 660.03 miliardë juanë nga janari në prill, një rritje e jashtëzakonshme vjetore prej 48.6 për qind.

Tregtia e shërbimeve me njohuri intensive u rrit 6.4 për qind në baza vjetore në 963.72 miliardë juanë, sipas të dhënave. (Irma)