Hamasi: Nuk ka pasur përparim konkret në negociatat për armëpushim
2024-06-08 17:13:20

Burime nga lëvizja islamike palestineze Hamas bënë të ditur se deri më tani nuk ka pasur përparim në bisedimet ndërmjetësuese që synojnë t’i jepet fund luftës në Gaza.

foto: VCG

foto: VCG

“Ajo që u ofrua nga ndërmjetësit nuk arriti të arrijë atë që kërkon lëvizja, që është një armëpushim i përhershëm dhe një tërheqje izraelite nga Gaza”, theksuan burime të Hamasit pranë negociatave, shkruan “ATSH”.

Plani i paraqitur nga presidenti amerikan, Joe Biden, synon t’i japë fund luftës. Fillimisht pritet një armëpushim i plotë dhe i pakufizuar për gjashtë javë. Në një fazë të dytë, duhet të ketë një armëpushim të përhershëm.

Megjithatë, Hamasi bënë të ditur se do të pranojë një marrëveshje vetëm nëse përfshin një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm.

Përfaqësuesit e Egjiptit dhe të SHBA-së kishin udhëtuar më parë në Katar për bisedime ndërmjetësimi. (Irma)