Kina kundërshton përpjekjet e Filipineve për të pushtuar Gumën Ren'ai Jiao
2024-06-08 17:40:45

Ministria e Jashtme kineze tha të premten se Filipinet nuk duhet të përpiqen të pushtojnë përgjithmonë Gumën Ren'ai Jiao në Detin e Kinës Jugore.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Në përgjigje të akuzave të Rojës Bregdetare të Filipineve se Roja Bregdetare kineze kishte penguar evakuimin e një personeli të sëmurë të forcave të armatosura filipinase nga guma në ishujt Nansha të Kinës, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning tha se qëndrimi i Kinës për çështjen e gumës Ren'ai është i qartë.

Nëse pala filipinase informon paraprakisht palën kineze, pala kineze mund të lejojë palën filipinase të dorëzojë materialet e nevojshme të jetesës, për anijen e saj të mbetur ilegalisht në Gumën Ren'ai dhe të evakuojë personelin përkatës, tha zëdhënësja.

Megjithatë, pala filipinase nuk duhet ta përdorë këtë si pretekst për të dorëzuar materiale ndërtimi në anijen luftarake, në një përpjekje për të pushtuar përgjithmonë gumën Ren'ai Jiao, shtoi Mao. (Li Huailiang/Elona)