Temperaturat ekstreme në Europën Juglindore më herët se vitet e tjera
2024-06-07 14:56:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Temperaturat në Europën Juglindore po arrijnë nivele ekstreme më herët se vitet e tjera. Zyra Meteorologjike Greke bëri të ditur se tre rajone të vendit përjetuan temperatura mbi 39 gradë Celsius të martën, temperatura më e lartë e regjistruar në fillim të qershorit, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoriteti qipriot i Motit lëshoi një paralajmërim ekstrem të nxehtësisë, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius gjatë këtyre ditëve.

Zyra qipriote e Motit u bëri thirrje njerëzve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, pasi sipas tyre, temperaturat e larta janë një rrezik për shëndetin, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mjekët këshillojnë njerëzit të shmangin aktivitetet në natyrë gjatë ditës, të pinë shumë lëngje dhe të mbajnë veshje të lirshme dhe me ngjyra të çelura. (Elona)